Aplikimi i bimes Aloa Vera ne shendetesi

Επισκόπηση προηγούμενης Θ.Ενότητας Επισκόπηση επόμενης Θ.Ενότητας Πήγαινε κάτω

Aplikimi i bimes Aloa Vera ne shendetesi

Δημοσίευση  Admin Την / Το Σαβ 18 Ιουν - 1:03





Aloa Vera, emri shkencor i te cilit eshte Aloe Barbadensis Miller, eshte bime tropike me gjethe te gjata te ngushta ngjyre te blerte dhe me gjilpera neper buze te tyre, ndersa lulet i ka te verdha. Shume i perngjane kaktuseve. Kjo bime ne vete permbane rreth 200 perberes aktiv ne forme te lengu apo zheleje.
Geli (zheleja) perfitohet nga pjesa e brendshme e gjethes dhe i perngjane nje perzierjeje te dendur zhelatinore. Perberes tjeter i bimes eshte lengu i idhet i verdhe qe ndodhet ne levoret e gjetheve te aloes dhe ka efekt laksativ.

Hulumtimet shkencore kane treguar se kjo bime poashtu ne vete permbane edhe shume lloje te vitamineve si: kompleksin e vitamins B, A, C dhe E. Nga mineralet ketu bejne pjese: zinku, magneziumi, bakri, kalciumi, hekuri etj. eshte e pasur edhe me aminoacide dhe karbohidrate. Prandaj kjo bime logaritet si produkt dietetik-ushqimor. Jane te njohura me se 300 lloje te kultivuara te kesaj bime ne Afrike. Llojet e ndryshme te bimes Aloa, kane koncentrim te ndryshem te materieve mjekuese.
Emri i kesaj bime vje nga fjala arabe e cila fjale e pershkruan materien e lenget te idhet ngjyre te eelte te trendafilte. Per kete bime jane gjetur shkrime te ndryshme edhe neper papiruse, per te cilen thuhet se eshte bime shume e dobishme dhe nga ajo jane prodhuar tableta te vogla kunder infeksionevet te ndryshme. Perdorimi i bimes Aloa Vera ne kohera antike me sukses ka zgjidhur problemet e ndryshme te semundjes se lekures si dhe ka qene shume e dobishme si laksativ. Spanjolet e kane bartur njohurine per kete bime ne perendim. Madje nje legjende thote se Aleksandri i Madh e ka pushtuar nje ishull ne Oqeanin Indian, ishullin Sokotra, per shkak se aty ndodhej plantazhi me i madh i bimes Aloa, e cila ne menyre mrekulliberese kishte mjekuar plaget e ushtareve te tij. Vend te rendesishem kjo bime kishte zene edhe ne Mjekesine kineze. Mjekesia tradicionale indiane kete po ashtu e ka perdorur si laksativ, anihelmintik, kunder hemorroideve dhe per qetesim te mestruacioneve me dhimbje etj. Me gelin e kesaj bime Arapet kane mjekuar kokedhimbjen, plaget ethet ...
Kulminacionin e popullaritetit ne SHBA, Aloa e ariti ne vitet e tridhjeta te shekullit te kaluar. Banuesit e atjeshem e verejten efektin mrekulliberes te saj dhe mundesine e gjere te perdorimit. Sot biologjikisht Aloa kultivohet ne Afriken jugore dhe ne Amerike. Ajo po ashtu kultivohet ne mase te vogel gjithkund ne bote perveq ne shkretetira. Jane te njohura disa plantazhe te Aloas ne Teksas. Per ta arritur pjekurine e vet, bimes Aloa Vera i duhen 4 vite, ndersa gjatesia e jetes se kesaj bime eshte 12 vjete. Pesha e gjethes se pjekur eshte 1.5 kg. Gjethet e saj duhet mbledhur me dore.
. Jane te njohura dy lloje te aplikimit te kesaj bime ne shendetesi: per perdorim lokal dhe per perdorim peroral. Lengjet dhe gelli i kesaj bime jane pjese perberese te kremave dhe losioneve per lekure qe veprojne kunder kallove, e sidomos eregullimeve te lekures te shkaktuara nga rrezatimet, e cila i regjeneron pjeset e lekures se demtuar dhe qeteson dhimbjet, vepron si qetesues dhe ftohe lekuren. Gelli i fituar nga kjo bime ka veprim kunder rrudhave ngjashem sikurse edhe derivatet e vitamines A. Si prodhim natyror, Gelli nga kjo bime e arine pastertine 90%, dhe eshte shume i efektshem ne puqerza etj. Lekura e thate dhe e dehidruar e pelcitur thjeshte "e adhurone" kete gel. Perparesia e saj eshte se nuk eshte i yndyrshem dhe nuk perlyen robet. Ne kozmetike ky gel perdoret edhe per mirembajtje te lekures normale. Per perdorim peroral perdoret ne forme lengjesh, tabletash dhe po ashtu ne forme gelli. Nga disa produkte te aloes largohet aloina e cila eshte laksativ dhe nuk preferohet t'i jepet femijeve me te rinje se 12 vjete, shtatzenave, dhe lehonave.
Prodhimet nga aloa, nuk logariten si barera po si produkte ushqyese - dietetike, mirepo megjithkete ato rregullojne gjendjen e erreguluar te organizmit.Si burim natyral i vitamineve, karbohidrateve dhe enzimeve preferohet per gjithe ata qe mjekohen pas operacioneve te ndryshme, pastaj te lodhjet pranverore, erregullimet e jashteqitjes etj. Para se te vendosim qe t'i hjekim qafe hemoroidet me skalpel, mund ta aplikojme aloen ne menyre lokale per mjekimin e tyre. Edhe veprimi i saj baktericid, fungicid apo virusal nuk eshte i dyshimte. Me kete bime me sukses mund te rritet imuniteti i organizmit dhe te forcohen mekanizmat e saj mbrojtes. .
eshte interesante edhe studimi mbi aloen dhe ndikimi i daj nepakesimin e nivelin te sheqerit ne g jak. Mirepo te ata qe tashme perdorin barera kunder sheqerit ne gjak, nuk preferohet perdorimi i kesaj bime ngase menjehere mund ta pakesoj krejt sheqerin ne gjak! Prandaj nese tashme perdoret kjo bime per qellime te pakesimit te sheqerit, duhet njoftuar mjekun qe ta kontrolloj sasine e sheqerit ne gjak sa me shpesh. .
Perveq tjerash aloa eshte edhe bime dekorative e shume shtepive. Kultivohet edhe te ne si bime e dhomes, ndersa te dashuruarit aloan e shohin si pastrues te energjise se keq.


Admin
Admin

Αριθμός μηνυμάτων : 823
Ημερομηνία εγγραφής : 08/11/2009

Επισκόπηση του προφίλ των χρηστών http://cooking.bestforumlive.com

Επιστροφή στην κορυφή Πήγαινε κάτω

Επισκόπηση προηγούμενης Θ.Ενότητας Επισκόπηση επόμενης Θ.Ενότητας Επιστροφή στην κορυφή


 
Δικαιώματα σας στην κατηγορία αυτή
Δεν μπορείτε να απαντήσετε στα Θέματα αυτής της Δ.Συζήτησης