Cistet, armiku i trupit te femres!

Επισκόπηση προηγούμενης Θ.Ενότητας Επισκόπηση επόμενης Θ.Ενότητας Πήγαινε κάτω

Cistet, armiku i trupit te femres!

Δημοσίευση  Admin Την / Το Τετ 18 Δεκ - 1:15




Cdo femre i eshte dashur te perballet me cistet, te pakten nje here ne jete, nje shqetesim qe prek kryesisht femrat nga mosha 20 deri ne 40 vjece. Cisti eshte cilesuar nje shqetesim tipik femeror per arsye anatomike (te gruaja uretra eshte me e shkurter sesa te burri dhe kjo e lehteson daljen e mikrobeve qe jetojne ne zorre dhe ne zonen vaginale) dhe hormonale (vajzat qe nuk kane menstruacione jane me te prirura te preken nga infeksionet e veshkave). Ndryshe nga infeksionet e tjera eshte e thjeshte te ekzaminohet, sepse simptomat jane precize dhe te njejta per te gjitha femrat: dhimbje kur urinojne, duket sikur u rendon dicka ne pjesen fundore te barkut dhe dhembje trupi. Ndonjehere urina mund te permbaje ndonje pike gjak dhe nevoja per te dale ne banje mund te jete e papritur dhe shume e shpeshte. Pra, jane te gjitha shqetesime, qe i detyrohen nje infeksioni te veshkave shkaktuar nga disa baktere, te cilat jetojne ne brendesi te trupit te njeriut, pa dhene probleme, por qe kur prekin veshkat i pezmatojne.
Kur nje femer ndien dhimbje te forta ne fund te barkut, gjeja e pare qe duhet te beje, eshte t‘i drejtohet doktorit personal, i cili me pas e keshillon te kryeje disa lloje analizash. Natyrisht qe analiza me e rendesishme eshte urinokultura, e cila sherben per te kuptuar se cfare ka shkaktuar infeksioni dhe cilat ilace antibakteriale duhen perdorur per te luftuar infeksionin. Ne rast se simptomat riperseriten do te jete e nevojshme t‘i nenshtroheni nje ekografie te aparatit urinar ose nje urografie per te kuptuar nese zanafilla e problemit duhet te kerkohet te nje shkaktar tjeter, si pielonefriti, nje infeksion qe prek pjesen e siperme te aparatit urinar.
Por cilet jane faktoret qe mund te shkaktojne nje sulm cistit akut? Faktoret jane te ndryshem, por kur ato identifikohen ndihmojne per te mos pasur te rinj. Marredheniet seksuale, per shembull, mund te shkaktojne te ashtuquajturin “cistitin e muajit te mjaltit”. Kryesisht ato qe preken jane femrat me nje aktivitet seksual intensiv (te pakten tri marredhenie ne jave). Ndonjehere bakteret e zorreve mund te jene te pranishme ne zonen gjenitale dhe gjate nje marredhenieje mund te infektojne rruget urinare. Per te shmangur kete te keqe, eshte mire qe pas cdo takimi te zjarrte te beni urinen. Edhe femrat qe vuajne nga kapslleku kronik, preken me shpejt nga infeksioni i rrugeve urinare. Keshtu, bakteret e pranishme per nje kohe te gjate ne zorre, mund te shkaktojne djegie dhe inflamacion ne rruget urinare. Ne kete rast duhet te konsumoni sa me shume fruta, zarzavate dhe ushqime integrale.
Nje rol shume te rendesishem luan edhe higjiena intime. Duhet te shmangni medoemos, kur perdorni leter higjienike, kalimin nga zona anale ne ate gjenitale per te mos transportuar baktere. Gjithashtu, nuk duhet te vishni mbathje te ngushta dhe sintetike. Lahuni shume here ne dite, por mos perdorni detergjente intime, sepse keto te fundit mund ta ndryshojne pehazhin dhe ulin mbrojtjen e organizmit. Edhe gjaku i menstruacioneve eshte terren pjellor per shumimin e baktereve. Ne kete rast, keshilla e duhur eshte te nderroheni cdo dy ore, edhe nese nuk keni shume fluks. Nje tjeter faktor per krijimin e cisteve eshte edhe fillimi i menopauzes.
Por shfaqja e cisteve mund te varet edhe nga faktore te tjere, me te zakonshmet jane ekspozimi ndaj te ftohtit, stresi, crregullimet menstruale, alergjite, mosushqyerja, si dhe shqetesimet psikosomatike. Pra, ne rast cistiti, por edhe higjiene dietetike korrekte eshte shume e rendesishme te konsumoni 1,5 litra uje ne dite.
Cilat mosha jane me te rrezikuara? Me te rrezikuara jane ato mosha ku mbrojtesit natyrore jane te ulet dhe lehtesisht te prekshem nga sulmi dhe virulenca e mikrobeve. Per shembull te vajzat e vogla mungojne ende mbrojtesit e epitelit te siperfaqes se vagines dhe veshkave. Te moshat e rritura, infeksionet vaginale luajne nje rol shume te rendesishem, sidomos kur nje femer ka shume partnere dhe kryen marredhenie seksuale te pambrojtura. Dhe ne fund ne menopauze (ashtu sic u ndodh vajzave te vogla). Te grate ne menopauze mungojne serish mbrojtesit e epitelit te siperfaqes se vagines dhe veshkave, keshtu qe bakteret mund te jene te pranishme ne pjesen e poshtme te organit gjenital.

Admin
Admin

Αριθμός μηνυμάτων : 823
Ημερομηνία εγγραφής : 08/11/2009

Επισκόπηση του προφίλ των χρηστών http://cooking.bestforumlive.com

Επιστροφή στην κορυφή Πήγαινε κάτω

Επισκόπηση προηγούμενης Θ.Ενότητας Επισκόπηση επόμενης Θ.Ενότητας Επιστροφή στην κορυφή


 
Δικαιώματα σας στην κατηγορία αυτή
Δεν μπορείτε να απαντήσετε στα Θέματα αυτής της Δ.Συζήτησης